Shkrimtari Agron Tufa rrëfen për një nga librat e tij të fundit, "Lindja e papërlueme" dhe metodën e tij të krijimit. Një leksion e përsosur për krujuesit e rinj.
Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.
U lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.
Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Ka kontribuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare. Ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov dhe Vladimir Sorokin.
Krijimtaria: https://sq.wikipedia.org/wiki/Agron_Tufa