Terminal (URBAN FM)

Ali Alijaj & Brikena Gashi (Vidasus) - #17


Listen Later

"Ai djali nga Nivokazi që fliste nga banaku në München… Para disa vitesh qëllova në München mes miqsh e dashamirësh me rastin e hapjes së një restoranti me pronar shqiptar. Pasi kaluam disa orë në një atmosferë të mrekullueshme, Aliu – më saktë Ax Alijaj – një shqiptar me pamje markante, i cili përgatiste pije me shkathtësinë e një barmeni të famshëm, nisi të tregojë për jetën e tij. Dhe për një ëndërr të madhe. Aliu thoshte se një ditë dëshiron të kthehet në Kosovë, në alpet shqiptare, dhe të mbledhë erëza dhe prej tyre të prodhojë një pije të veçantë, të ngjashme me Jägermeisterin gjerman apo Pelinkovacin kroat. Në atë mbrëmje m’u duk sikur disa nuk e merrnin seriozisht se çfarë thoshte, ne që e dëgjonim me kureshtje ishim gjithsesi pakicë. Ndërkohë kanë ndodhur disa zhvillime. Aliu është kthyer në Nivokaz. Ka hapur distilerinë “Vidasus”. Jägermeisterit kosovar ia ka vënë emrin “Dashni me brina”. Gin-in e prodhuar në Nivokaz e ka futur në treg me emrin e bukur “Dukagin” (pa “j”). Likerin prej lajthie e ka quajtur “Zanë”. Likerin prej arrës konsumuesit e njohin me emrin “Andrra”. Rakinë e mollës e ka pagëzuar shkurt e shqip: “Loçka”. Një ditë dizajnerja e grafikës Brikena Gashi i tregoi Aliut historinë e saj: Babai i Brikenës ka rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës, gjyshi i Brikenës ka ndërruar jetë vite më parë. “Çfarë të bëjmë me vreshtat?”, pak a shumë kështu e pyeti Brikena - Aliun. “E bëjmë një brend rakie”, u përgjigj Aliu. Shkoi i vizitoi vreshtat, e pa potencialin dhe produktit të ri ia vuri emrin “Syrrush”. Po të mos merrej me distilim të pijeve, Aliu do të ishte poet i mirë. Kush e ka pasur kënaqësinë ta takojë, është mrekulluar me talentin e tij të kuvendarit, me formulimet e tij të bukura, me rrëfimet që e ringjallin atmosferën e dekadave të kaluara në fshatin Nivokaz. Likeri “Dashni me brina” përmban 101 erëza të alpeve shqiptare. Këto erëza i mbledhin punëtorët e Aliut, mes tyre shumë gra të zellshme të fshatit. Ai djali nga Nivokazi që dikur fliste nga banaku në München është kthyer në Kosovë, ka hapur vende të punës dhe tani me produkte origjinale nga Kosova po depërton në tregun e Zvicrës. Kjo është një nga ato historitë mahnitëse ku ndërlidhet përvoja perëndimore me të mirat e tokës së Kosovës. Produktet e “Vidasus” tani mund të blihen edhe në Zvicër. Një dhuratë origjinale për miq zviceranë apo të tjerë. Në Mesjetë, sipas historianit Oliver Jens Schmitt, Kosova ka eksportuar më shumë raki se drithë. Në vitet 1980-të nga bodrumet e verës në Rahovec eksportohej në Zvicër e Gjermani vera e kuqe “Amselfelder” (Fusha e Mëllenjave). Ali Alijaj po e vazhdon këtë traditë, por në një nivel shumë më të lartë." Web: radiourban.fm

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Terminal (URBAN FM)By URBAN FM