NE JEMI TIRANA

Amanda Karapici


Listen Later

Unë jam Amanda, jam 32 vjeç. Kam studiuar Financë në Tiranë, System Dynamics në Norvegji dhe Portugali si dhe Business Administration në Hollandë. Gjatë jetës time kam jetuar në vende të ndryshme si Turku, Bergen, Nijmegen, Lisbonë, Bern, Valencia. Tani jetoj mes Tiranës dhe Londrës, ku edhe punoj si researcher ne një universitet. Më pëlqen ushqimi i mirë, jam shumë e përditësuar me restorantet e mira. Kam nje tatuazh me shkrimin e John Lennon ne trup, përveç The Beatles dëgjoj kryesisht Hard Rock. Kur isha femijë, prindërit më futen në një kurs për pjano, por unë doja kitarë, më në fund për hobi po mesoj pra kitarën akustike. Qëllimi është të kaloj në kitarë elektrike një moment të dytë dhe të luaj solon e “Stairways to Heaven”. Udhetoj me plane të momentit të fundit, nisem për një vend dhe perfundoj në shumë vende të tjera. Herën e fundit, në Trolltunga, Norvegji, kam bërë 12 orë ngjitje, aty i kam mbyllur aventurat që perfshijnë orë të gjata hiking. Nje udhetim i veçantë për mua ka qënë ai në Izrael dhe Palestinë, ku midis shume peripecive kemi vizituar një kamp refugjatësh në Betlehem.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana