NE JEMI TIRANA

Arbër Kallxhija


Listen Later

Unë jam Arbri, jam 32 vjeç dhe së fundmi më gjeni gjithmonë tek “Baza” Bar. Kam punuar përherë në Hoteleri – Turizëm dhe pas shumë eksperiencash, bashkë me dy shokë dhe bashkëpunëtorë kemi nisur këtë sfidë të re. Kam jetuar në Gjermani, në Oslo dhe disa kohë edhe në Spanjë, pas eksperiencës së parë të migrimit, që ka qenë në Francë, në Lion dhe që hyn në listën e eksperiencave të mia të çuditshme dhe të vështira. Gjithsesi prej saj mësova se kur emigron për herë të dytë, je më i stërvitur për të mos humbur veten dhe objektivat. Më pëlqen shumë të udhëtoj vetëm ose me qenin tim, që quhet Kuper. Jam i dashuruar me natyrën, më pëlqen të bëj kampingje, dikur më pëlqente biçikleta dhe praktikoja downhill por pas një incidenti u tërhoqa prej atij sporti ekstrem. Kam disa tattoo, nuk e mbaj mend sa sepse nuk besoj tek teoria e numrit tek ose çift dhe disa prej tyre janë kujtimet e filmave vizatimorë nga fëmijëria.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana