Diçka Ndryshe

Brezi i Rradhës


Listen Later

Nga dasmat me fustane prej perdeje dhe frigoriferët që mbusheshin me mishin e komshiut, tek telefonat rrotullues, videot e maceve në Facebook, krizat ekzistenciale me terapi online dhe hashtag-ët me 3 milionë views – Brezi i Radhës është një udhëtim i çmendur, qesharak, ndonjëherë i sinqertë dhe gjithmonë i njohur, nëpër gjeneratat që kanë ndërtuar, riparuar dhe ngatërruar botën tonë.

Nga Baby Boomers që ndërtuan gjithçka por s’dinë të përdorin butonin "Share", tek Gen X – brezi i kasetave, mixtape-ve dhe skepticizmit të heshtur, tek Millennials – të rraskapiturit me kafe në dorë, optimistë të djegur nga recesioni dhe 3 pajisje Apple, tek Gen Z – ironikë, emocionalisht të ndërgjegjshëm, por që nuk flasin dot në telefon pa u djersitur, dhe më në fund, Gen Alpha – të vegjlit që përpiqen të zmadhojnë një fotografi me gishta dhe e njohin AI më mirë se gjyshen.

Në këtë episod, qeshim me klishetë, rikujtojmë të shkuarën dhe pyesim veten:

A ka ndonjë brez që nuk din se cfare eshte nje CD? A jemi realisht kaq të ndryshëm… apo thjesht me versione të tjera të të njëjtës krizë?

Një sagë audio ku çdo brez përshkruhet me kujdes, çdo absurditet kulturor trajtohet me dashuri, dhe çdo dëgjues, pavarësisht vitit të lindjes, e gjen veten në ndonjë frazë… meme… apo nostalgji.

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Diçka NdrysheBy Ada & Loni

  • 4.9
  • 4.9
  • 4.9
  • 4.9
  • 4.9

4.9

17 ratings


More shows like Diçka Ndryshe

View all
Ukraine: The Latest by The Telegraph

Ukraine: The Latest

1,844 Listeners