Unë jam Danieli, jam 23 vjeç dhe jam një performer. Adhuroj muzikën Hip-Hop dhe Trap dhe më vjen keq që në Shqipëri ajo nuk është e përhapur sa duhet. Arti eshtë pasioni im, të gjithë kohën e lirë e kaloj duke studiuar muzikë, duke parë filma dhe duke shkruar dhe perfeksionuar tekste për këngë. Karriera ime ka filluar duke performuar në skene me një event me Bojken Lako dhe vetëm pak kohë më parë kjo ishte e paimagjinueshme. Por unë jam i bindur tashmë se suksesi ka vetëm 1% talent, pjesa tjetër është i gjithë mundim dhe praktikë e përditshme. Duhet edhe studiuar, natyrisht, siç po bëj une. Ajo që kam në plan të afërm është të ndihmoj konkretisht në futjen e Freestyle si kulturë në Shqipëri, sepse ato janë fjalë që vijnë nga mendja pa filtër, vijnë nga shpirti dhe e gjithë ajo çliron ide dhe energji pozitive, ndryshe nga sa perceptohet nga publiku.