NE JEMI TIRANA

David Ballguri


Listen Later

Unë jam Davidi, jam 42 vjeç dhe muzika, që prej fëmijërisë është passioni im më i madh. Kam mbaruar për kitarë klasike në liceun “Onufri” në Elbasan dhe jam diplomuar për psikoanalizë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Lidhja psikologji-muzikë më ka intriguar përherë, sidomos frekuencat e muzikës, ato të duhurat si psh. 432 mz, 528 mz apo 936 mz të cilat përdoren në trajtimin e fëmijëve me probleme, gjë me të cilën merrem që prej vitit 1999, falë një projekti social me fëmijë të braktisur, i cili më shtyu drejt kësaj fushe. Kam një tjetër fat të madh në jetë, bashkëshorten time Olsën, e cila është ndër këngëtaret më të mira në Shqipëri, bashkë ne luajmë dhe bëjmë koncerte në akustikë, diçka aspak e zakonshme kjo në Shqipëri. Ndjehem me fat edhe për prejardhjen time hebreje por siç them përherë, jam pak hebre dhe shumë shqiptar. Ndërkohë, puna me shoqata apo ambasada të huaja, kurioziteti dhe studimet më kanë bërë të flas rrjedhshëm disa gjuhe, si italisht, frëngjisht apo anglisht. Në të ardhmen dua të vazhdoj edhe psikologjinë por edhe muzikën time.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana