Une jam Elvini, jam 31 vjeç dhe jam një dizajner. Profesioni im i tanishëm është rrjedhojë e një pasioni që prej femijërisë për kompiuterat dhe më pas diplomimit në informatikë, por nga ana tjetër është edhe dëshirë për tu vetëpunësuar dhe fituar më mirë. Unë jam shumë besimtar, me pëlqen muzika por mbi të gjitha adhuroj detin, që nga fëmijëria ime në Durrës. Dhe në fakt ajo që ëndërroj më shumë është të rris aktivitetin tim, studion e dizajnit derisa të kem mundësi të ndërtoj një jetë me të ardhura të mjaftueshme që të më mundësojë të punoj buzë detit, ashtu sikur luanim pra kur ishim fëmijë.