Unë jam Enkeli, jam 23 vjeç dhe të gjithë më thërrasin Enki edhe pse te shkruar do e gjeni NKEE që është edhe emri im i artit. Unë studioj në Universitetin e Arteve për regji televizive megjithese graphic design është pasioni im i vërtete. Pas muzikës, natyrisht. Aktualisht punoj si Creative Director në një radio por të jem i sinqertë ëndrra ime më e madhe është të performoj si deejay në çdo event, klub, festival apo sallë në Shqipëri, Kosove e më tej. Kjo është e ardhmja ime, jam i sigurtë për këtë.