Unë jam Ervini dhe jam 22 vjeç. Kam lindur në Tiranë por me origjinë jam nga Puka. Miqtë më thërrasin “profa” sepse jam vërtet kampion në playstation dhe mësoj edhe të tjerët, ndoshta më thërrasin edhe prej karakterit. Unë kam vetëm një ëndërr, të bëj muzikë gjatë gjithë jetës time, të jem në skenë, stage siç themi ne, të kontrolloj turmën nëpërmjet ritmit, dua të jem i lumtur në skenë.