Unë jam Genti dhe jam 40 vjeç. Në fillim të viteve ’90, fillova punë si shofer pranë Universitetit Politeknik në Tiranë. Makina që duhej të ngisja ishte një #Renault25 e vitit 1985, por ishte me difekt dhe në atë kohë, nuk kishte mekanik që ta rregullonte. I hyra dhe e riparova vetë dhe prej asaj dite u dashurova me “Reno-të”. I nxitur dhe i frymëzuar nga nusja ime Reina, pasionin tim e ktheva në një profesion dhe që prej asaj ditE jo vetëm riparoj, por edhe koleksionoj vetëm makina të markës Renault, saqë miqtë e ngushtë më thërrasin Gent Renoja.