Shqipcast Albanian podcast

Idriz Zogaj - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka


Listen Later

Intervistë me Idriz Zogaj  A keni probleme me memorjen ? A keni patur probleme me memorizimin e gjërave që  mësoni ? Tema e trajtuara me këtë  mysafir  është trajnimi i trurit dhe teknikat e përdorura për të  fuqizuar memorjen. Si ta përdorim trurin në  mënyrë  optimale? A e dini që  njerëzit nëse ushtrojnë  trurin ashtu si ushtrojnë  trupin mund të  mbajnë  mend gjëra që   shumicës i duken të  pamundura.  Si të mësoni dhe ti memorizoni duke përdorur teknikat e memories, si ti përdorni këto teknika për të rritur fokusimin, si të mbash mend shifrat, si ti vizualizojmë të gjitha ato që mësojmë etj.    Idriz Zogaj është kapiten dhe trajner i ekipit kombëtar suedez të kujtesës , që fitoi çmimin  e artë në Kampionatin Botëror të Kujtesës 2014. Idriz ka stërvitur shumë prej atletëve më të mirë të botës në kujtesë dhe është gjithashtu një autor në temën e trajnimit të kujtesës. Ai ka gjetur një mënyrë për të krijuar një aplikacion për trajnimin e kujtesës që iu lejon të stërviteni për kujtesën solo dhe me të tjerët. Me aplikacione si "Zogaj Memo Gym", "Remente" dhe "Memotopia" Idriz ka ngritur trajnimin e trurit në një nivel të ri.   Idriz është gjithashtu i përfshirë në shkencë dhe hulumtime të trajnimit të trurit në Universitetin e Umeå në Suedi, ku ai ka zhvilluar metodat dhe teknikat e përdorura në aplikacionin "Loci". Trajnimi i pare në botë, mbi bazën e aplikacioneve i përdorur në kërkimin dhe studimin e trurit. Vizioni Idriz është që ta bëjë trajnimin e kujtesës të disponueshëm për të gjithë si  diçka që duhet të mësohet në shkolla.  Linkat Per kurset e Idrizit: 

http://bit.ly/SHQIPCAST10 

https://bit.ly/SHQIPCAST3

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Shqipcast Albanian podcastBy Petrit Blaka

  • 5
  • 5
  • 5
  • 5
  • 5

5

2 ratings