Unë jam Igli, jam 20 vjeç dhe jam me origjinë nga Tirana. Miqtë më thërrasin Portieri sepse kam qënë futbollist profesionist dhe roli im në fushë ka qënë pikërisht të mbroj portën. Fatkeqësisht një dëmtim serioz me këputje të meniskut gjatë një ndeshjeje amatoriale më dëmtoi edhe karrierën profesionale. Aktualisht jam student i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në UT në degën Gjermanisht por pasioni im i madh është muzika, kam filluar të studioj për deejay dhe të ardhmen time pse jo, e shoh edhe në këtë fushë të artit.