Unë jam Iliri dhe jam 26 vjeç. Shokët më njohin si Billi dhe ditën e ndaj midis muzikës dhe sportit, megjithëse mëngjesi im fillon në mesditë dhe darka në të gdhirë. Profesioni im i parë është muzika. Që fëmijë punoj si #DJ në klubet e Tiranës. Një nga sportet e fëmijërisë time është basketbolli. Në rini ndiqja modelet e sportistëve amerikanë, si në veshje edhe në lojë. Më vonë hyri çiklizmi. Me bicikletën time kam udhëtuar nëpër malet e Shqipërise dhe jashtë saj, nga Llogaraja në Budva apo Kotor. Tani vonë, pasionin për futbollin e kam kthyer në profesionin e dytë, si ndihmës trajner i një prej ekipeve të 17 vjeçarëve të kryeqytetit, me të cilët pavarësisht vështirësive të pandemisë, arritëm të fitonim vendin e dytë në kampionat.