Unë jam Iliri, jam 30 vjeç, me profesion pastiçer. Me origjinë jam nga Belshi, kur jetoja në Elbasan më thërrisnin Liçe, këtu të gjithë më thërrasin Kaçurreli, mund ta imagjinoni vetë pse. Kur isha i ri, si shumë të tjerë doja të bëhesha futbollist, kam luajtuar me skuadra të ndryshme. Por njëkohësisht edhe kam filluar të punoj shpejt. Kam bërë punë të ndryshme, edhe në ndërtim kam punuar, madje 7 vjet por jeta ime ndryshoi kur bashkë me nusen vendosëm të studiojmë për pastiçeri dhe pasi hapem biznesin tonë, fillimisht në Durrës, tani jemi me dy pika shitjeje këtu në Tiranë. Ëndrra ime pra është të rritemi akoma më shumë në biznesin tonë.