Quhem Joli, jam 22 vjec dhe po mbaroj studimet Master ne Gjuhesi te sotme. Jam lindur dhe rritur ne Tirane dhe per mua per fat te keq Tirana sa vjen e shemtohet, por ketu kam rrenjet e mia dhe prape eshte nje qytet shume i bukur, shtepia ime e mbushur me kujtime. Kur kam qene e vogel doja te merreshe me muzike dhe jam marr per nje fare kohe me pianon, por do me pelqente dhe kitare basi. Letersia ka zene nje vend te madh te une ku ne nje fare menyre e kam arritur si qellim dhe te ardhmen time e shoh duke kryer pune kerkimore shkencore ne gjuhe. Ne kohen e lire me pelqen te lexoj, jam perpjekur te vizitoje Shqiperine sidomos pas pandemise dhe tashme po mesoj prej 4 vitesh gjuhen ruse. Mundohem te lexoj nga pak ne rusisht, te degjoj radion, disa poezi. Ndoshta ne te ardhmen mendoj te arrij te perkthej nga rusishtja duke qene se dhe pasioni per rusishten me ka ardhur nga letersia ruse. Duke qene se cdo vendim i imi per te ardhmen ka patur si vendndodhje Tiranen, prandaj dhe jetesen time per momentin e shoh ketu.