Unë jam Joni, jam 30 vjeç nga Tirana edhe me origjinë. Kam jetuar 5 vjet në Gjermani, ka qënë eksperiencë e mirë por nuk dua të shkoj më, dua të jetoj këtu, ose nëse migroj sërish një ditë mund të jetë vetëm për në SHBA. Dikur jam marrë me muzikë elektronike, kam kompozuar edhe vetë por tani ky është thjesht një hoby. Më pelqen natyra, sidomos malet tona, Lëpusha, Valbona, shpesh bëj ekskursione dhe hiking.