NE JEMI TIRANA

Jona Katroshi


Listen Later

Unë jam Jona dhe jam 20 vjeç. Studioj në Universitetin e Arteve për regji filmi dhe kam pasion kërcimin, fotografinë dhe sidomos muzikën. Lexoj shumë por njëkohësisht më pëlqejnë shumë edhe kafshët, madje pseudonimi im ose si më thërrasin miqtë e mi është Foxy, sepse nga të gjitha kafshët, dhelpra është e preferuara ime. Kam performuar që e vogël, këndoja dhe kërceja gjithë kohën. Degën e regjizurës e zgjodha sepse ishtë afër botës time, botës së artit dhe për prindërit e mi ishte pak më e pranueshme dhe më prestigjoze se degët e tjera. Së fundmi kam filluar edhe të studioj për produksion dhe deejay pranë një akademie në Tiranë dhe kam gjetur krejtësisht veten aty Besoj se në një të ardhme jo shumë të largët do kem edhe une studion time të produksionit për muzike dhe kinematografi.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana