Unë jam Kevin, 23 vjeç nga Tirana, lagjia ime është tek Pazari i ri megjithuese me origjinë jemi nga Korça. Për momentin studioj mekatronikë në Berlin, përfitova edhe nga mbyllja e pandemisë për të dhënë provimet e para që janë ato më të vështirat. Kjo sepse unë jam edhe një deejay, kjo ka qënë ëndrra ime që i vogël së bashku me atë që një ditë të jetoja në Berlin. Jam i lumtur që i kam realizuar sepse në atë qytet nuk ka natë të mos ndodhë diçka. Megjithëse ndjehem tiranas sapo ve këmbën në Tiranë, qoftë edhe një herë në vit. Në përgjithësi më bën të lumtur koha që kaloj me miqtë e mi. Të ardhmen e shoh mes inxhinierisë dhe muzikës por të jem i sinqertë uroj që karriera si deejay të jetë ajo më e suksesshmja.