NE JEMI TIRANA

Kevin Zotrija


Listen Later

Unë jam Kevin, në skenë dhe online më gjeni edhe me emrat e artit Kevin94 dhe Kezo Moon. Jam 27 vjeç dhe megjithëse menaxhoj edhe një biznes online, dua të prezantohem si producent dhe deejay profesionist. Kam luajtur muzikë që në moshën 13 vjecare, jam diplomuar për audioteknikë dhe them me bindje se nuk do të ndaloj asnjeherë të krijoj dhe luaj muzikën time elektronike, sidomos atë eksperimentale. Ndër hobet e mia veçoj edhe kickboxing por koha e paktë e lirë tashmë më ka larguar disi nga ky sport. Në të ardhmen profesionale shoh para vetes një karrierë në Shqipëri vetëm në fushën e biznesit tim ose në të kundërt një karriere jashtë në fushën e muzikës. Kjo sepse skena underground në Shqipëri është shumë e vogël dhe e pafuqishme ne krahasim me atë komerciale, horizontet për kërkim apo eksperimentim në muzikën elektronike jane pothuaj të mbyllura dhe unë dua të prodhoj muzikë e cila kryesisht sot vlerësohet vetëm jashtë Shqipërisë. Pse jo mbase një ditë mund të prodhoj muzikë për ndonjë kompani të madhe, për sektorin e gaming apo edhe atë të filmave, në Hollywood.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana