Unë jam Klea, jam 25 vjeç dhe aktualisht po studioj dhe po bëj një doktorature në economics në Budapest. Më parë kam jetuar për dy vjet edhe në Viene, pas diplomimit. Synimi im është të vazhdoj të bëhem një kërkuese shkencore në fushën time. Hobi im janë vizatimi dhe piktura. Gjithashtu bëj edhe projekte sociale ku mund të veçoj një prej tyre, ndërrimin e librave të përdorur pranë librarisë tonë tek zona e Brrylit, një farë eksperimenti social le të themi por me rezultate shumë të mira.