Të flasim

“Kosova ka shumë jetë”: Dashuria e Ilirit për vendin


Listen Later

Ilir Hasanaj, regjisor i filmit me origjinë nga Kosova, i rritur në Zvicër është i diplomuar në Film nga Universiteti i Arteve i Cyrihut. Projekte filmike me tema të rëndësishme shoqërore me fokus Kosovën, e kanë rikthyer atë në vendlindje. Aktivitetet e tij në Prishtinë lidhen me krijimin e hapësirave alternative për filmbërësit, duke sjellë një përvojë që i mungonte të rinjve në Kosovë. Ai po ashtu është pjesë e Kino Kosova, festival i filmit në Zvicër ku përmes programit, Iliri thotë se tenton ta tregojë një anë tjetër të Kosovës për audiencën zvicerane dhe diasporën.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Të flasimBy Radio Evropa e Lirë