
Sign up to save your podcasts
Or


Një dashuri e ndaluar dhe një sfidë e rrezikshme vënë në provë nderin e Mujit dhe trimave të Jutbinës.
Na shkuaj dhe bëhu pjesë e kësaj epike duke mbështetur podcastin tonë kur viziton epikashqiptare.com.
Në këtë episod të veçantë bashkëbisedoj me nënën time, Suzana Miruku, një nga zërat më të njohur të podcastit Kreshnikët. Së bashku flasim për përvojën e saj si aktore zëri, për rolin e saj si Zana dhe Nënë në tregimet tona epike, dhe për mënyrën se si trashëgimia gojore kalon nga brez në brez. Një reflektim i ndjerë mbi zërin, kujtimin dhe fuqinë e rrëfimit. Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë epikashqiptare.com
Një vashë Jutbine me bukuri të rrallë, kërkohet nga princër, aga, e pashallarë, por zgjedhja e saj bie papritur mbi plakun e pasur Qefan Aga. A do mund të triumfojnë dashuria dhe zgjuarsia mbi floririn në një tregim epik humoristik.
Na shkuaj dhe bëhu pjesë e epikës kur visiton dhe mbështet podcastin në epikashqiptare.com.
Falenderojmë Podcast Juvenis për pjesmarrjen. Ju mund ta ndiqni atë në YouTube: https://www.youtube.com/@podcastjuvenis
Morën pjesë me interpretimin e tyre:
Mirënjohje edhe profesorit Rezar Naco, pa të cilin ky bashkëpunim nuk do të kishte qenë i mundur
A mund të qëndrojë një kala… pa një flijim? Tre vëllezër ndërtojnë ditë e natë, por muret shemben ditës. Vetëm kur Rozafa pranon fatin dhe bëhet themel për hir të së ardhmes, ngrihet një kala që sfidon kohën. Ajo nuk kërkon shpëtim, por lë një gjurmë që jeton ende sot.
Na shkuaj dhe bëhu pjesë e kësaj epike dhe mbështet podcastin tonë kur viziton epikashqiptare.com.
Në këtë episod, zbulojmë historinë e Arnaut Osmanit. I dënuar me vite burg, ai shtiret si i vdekur për të shpëtuar veten dhe shokët e tij. Por kur krajli e dyshon dhe vendos ta vërë në provë, gjithçka rrezikon të shembet. Çfarë ndodh kur zgjuarsia dhe dëshira për liri sfidojnë fuqinë e një krajli?
Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë epikashqiptare.com
Muji dhe Halili marrin një letër nga Sulltani. Të bindur se po shkojnë drejt vdekjes në Stamboll, madhështia e Mujit trondit oborrin mbretëror dhe... tërheq Sulltanin pas vetes!
Një akt tradhtie ia rremben syte Zukut dhe gjogut të tij besnik. Orët e malit i shfaqen t'i ofrojnë ndihmë dhe mundësinë të hakmerret për padrejtësisë e bërë ndaj tij. ***KUJDES: Ky episod trajton tema tragjike dhe përmban elemente që janë më të përshtatshme për mosha të rritura.***
Bëhu pjesë e epikës dhe mbështetni podcastin kur vizitoni faqen tonë epikashqiptare.com
Një djalë sfidon porositë e nënës dhe shkon të gjuaj në malin e kuçedrës. Për ta shpëtuar atë, vasha e tij zemrës dhe heroina e kësaj legjende sfidon kuçedrën e tmerrshme. A do arrijnë valle ta mundin kuçedrën dhe të çlirojnë malin?
Morën pjesë me interpretimin e tyre:
Falenderime te përzemerta per gjithe pjesmarresit qe kontribuan për këtë episod. Ju ftojmë te ndiqni dhe podcastet e tyre:
Luana Harizaj - Kompetentet
https://open.spotify.com/show/4P6QEF1gBD4E5gYus0lblb?si=54ea33a079874684
Bleon Hasani - Buchi Podcast
https://open.spotify.com/show/232vMh2sVHbMzfrCVydFiw?si=6b6bcc45583c4fc2
Loni - Dicka Ndryshe
https://open.spotify.com/show/4h1C55TZYSL7tRr5Qxji9N?si=e9d6ccd783624bcc
Ali Bajraktari, i burgosur nga Krajli hungarez, kërkon leje të kthehet ne Jutbinë. A do ta zgjedhë Alia besën apo lirinë e tij?
Gjergj Elez Alia ngrihet edhe nje here te luftoje per nderin dhe vendin.
From the publisher's feed