Ku Ishim E Ku Po Ikim?

Ku Ishim E Ku Po Ikim?

By Ku Ishim E Ku Po Ikim?EducationSelf-Improvement
Download on the App Store

Ku Ishim E Ku Po Ikim? episodes

  • Big Brother Vip Special: Kush është personi i tretë? - E12
    Nuk mund të qëndronim pa komentuar sëbashku me dy të ftuarat, mikeshat tona Klean dhe Jonën, ngjarjen që është komentuar më së shumti këto ditë nga shqiptarët kudo ku janë, trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Çfarë mendimi kemi ne për lidhjen që u krijua? Kush ka faj në këtë mes? A është e shëndetshme të krijosh një lidhje tjetër kur je i lëkundur emocionalisht? Si janë marrëdhëniet tona me ishat?
    1 hr 22 min
  • A ka vend për ideale në një botë materialiste? - E11
    Të jesh i kënaqur me pak është tepër e vështirë, të jesh i kënaqur me shumë është e pamundur. Pse femra shqiptare është e prirur për të qenë materialiste? A ia vlen të kesh kuletën plot por të mos kesh njerëzit e dashur afër? Të pasurit apo të varfrit kanë prirje për të qenë më shumë materialiste? Kemi folur e do flisnim gjatë për këtë temë. Është natyra njerëzore të nxitemi nga gjërat që nuk i zotërojmë që të duam ti kemi akoma më shumë.
    1 hr 18 min
  • Përse jemi zhgënjyer? - E10
    Nuk ka njeri që nuk ka marrë një zhgënjim të paktën një herë në jetë. A është faji jonë që kemi pritshmëri shumë të larta? Çfarë na ka zhgënjyer në marrëdhënie me meshkujt? Si mund ta parandalojmë? Ju ftojmë ti ndani dhe ju me ne historitë tuaja në @kuishimekupoikim
    1 hr 12 min
  • Hudhrën në xhep dhe gati për tplasur syrin e keq?(Spooky Edition) w/ Jona Keci - E9
    Kêtë herë duke qenë se jemi dhe në prag të Halloween-it do të trajtojmë një temë tradicionale e cila lidhet ngushtë me mentalitetin dhe mënyrën e jetesës së vendeve të ndryshme që formojnë besimet dhe të konceptuarit e disa dukurive. Sa supersticiozë jemi? Cilat janë ato besëtytni që iu kushtojmë vemendje gjatë përditshmërisë sonë? Nga fshati në qytet i treguam të gjitha me të ftuaren e parë Jonen, YouTuber dhe mbi të gjitha shoqja jonë.
    1 hr 6 min
  • Ja bëmë Match po tani çfarë? - E8
    KUJDES: Interneti në DE sucks kshuqe ju lutemi mos hiqni dorë nga min e para sepse pas min 17:00 nuk do ketë më probleme me audion. | Këtë herë ju tregojmë prapaskenat e Online Dating bazuar në histori personale. Na kanë ghost-uar, na kanë thënë që sjemi tipi i tyre po prapë nuk i kemi humbur shpresat. Pse gjithnjë e më tepër djemtë refuzojnë të bëjnë hapin e parë? ig: kuishimekupoikim
    1 hr
  • A kemi mësuar nga gabimet? - E7
    Hey miq, së pari ju kërkojmë ndjesë për mungesën e gjatë dhe së dyti e kemi treguar në këtë episod cfarë kemi qenë duke bëre. Meqë periudhë vere e gjakun e kemi në lëvizje më së shumti, vendosëm të flasim se sa kemi mësuar ne nga gabimet.
    33 min
  • Rebele apo duke shijuar moshën? - E6
    Në këtë episod flasim rreth fazave të rebelimit që kemi kaluar në fëmijëri dhe adoleshencë. Kur kemi lyer flokët? Cila ka qenë puthja e parë? Cigarja dhe lënia e orëve të mësimit. Pse kemi dhe jemi gjykuar kur në fakt kemi qenë duke njohur veten?! Na ndiq teksa rrëfejmë histori personale për herë të parë.
    57 min
  • Më mirë jashtshtetit apo në Shqipëri? - E5
    Pse kur ikim jashtë na mungon vëndi jonë? Nga historia e Ermit se si iku në Gjermani, nga ndjesitë e saj jashtë e deri tek gjërat qe vetëm atdheu ti ofron dhe pse nuk i lemë gjë pa sharë. Të gjitha këto janë pjesë e bisedës së rradhes.
    55 min
  • Çfarë po ndodh me njerëzimin këto kohë? - E4
    Ky episod i dedikohet ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në botë dhe në Shqipëri. Ku po na çon mungesa e informacionit? Sa duhet të ngremë zërin dhe çfarë kemi në dorë për të kontribuar për një njerëzim më të njerzishëm? Nga lufta ndërmjet popujve tek lufta me veten dhe me mentalitetin, të gjitha këto janë trajtuar dhe përshtatur me histori personale tonat.
    51 min
  • Është më mirë të duash apo të të duan? - E3
    Në këtë episod ju tregojmë çfarë kemi bëre kohët e fundit dhe flasim për dashurinë, ndjenjën më të bukur njerëzore. Po të na duan apo ti duam më shumë, kjo është çështja! Cilat duan më shumë femrat apo meshkujt dhe cilët e kalojnë më lehtë një ndarje?
    44 min

About Ku Ishim E Ku Po Ikim?

From the publisher's feed

Ku ishim dhe ku po ikim është një pyetje që shpesh ia bëjmë vetes. Është ajo trajektorja që na personifikon ne, nga dëshirat e pakufizuara deri tek frikërat më të mëdha. Na u bashko, ndërsa përpiqemi…