NE JEMI TIRANA

Laureta Jazxhi


Listen Later

Quhem Laureta, jam 61 vjec, nene e dy femijeve dhe gjyshe e nje vajze te vogel. Punoj ende, si librare, eshte nje pune e bukur por pak e lodhshme. Shpresoj qe te vazhdoj te punoj edhe pas daljes ne pension. Une jam rritur ne Tirane, por nga Tirana qe mbaj mend thuajse asgje s’ka ngelur. Ka patur me teper hapsira publike dhe me mungon ajo pjese. E shoh ndryshimin dhe me lendon pak. Kur kam qene e vogel kam patur deshire te vazhdoja per gjuhet e huaja, ndoshta dhe nga fakti qe babain e kisha perkthyes, por ne ate sistem nuk krijoje dot endrra. Pavarsisht kesaj jam shume e lumtur me jeten time familjare. Ne kohen e lire lexoj, bej shetitje nga liqeni dhe i kushtoj vemendje mbeses sime.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana