Unë jam Leonida, jam 21 vjeç. Me origjinë jam nga Puka por kam lindur në Shkodër dhe këtë vit jam transferuar në Tiranë për të përmbushur ëndrrat e mia si muzikante. Dua të bëhem deejay profesioniste dhe për këtë ëndërr aktualisht po studioj, muzikë dhe produksion. Ironia është se këtë pasion e kam prej një mikut tim i cili ishte një deejay gjatë adoleshencës por ndërkohë e ka lënë fare muzikën, ndërsa për mua është bërë vetë jeta. Hobi im është volejbolli, madje kam luajtur edhe në një kampionat lokal në të kaluarën.