Unë jam Mandi, jam 42 vjeç, kam studiuar për shkenca sociale dhe kam punuar disa vite në këtë profesion, sidomos me projekte dhe shoqata të ndryshme. Por pasioni im ka qënë përherë punimi i objekteve prej hekuri, passion i gdhendur brenda meje nga im atë që në fillimet e demokracisë, kur e ndihmoja në punën e tij, ndërtimin e dyerve të blinduara. Nëse peneli karakterizon një piktor, për mua ai mjet është guri freksibël, i cili më shoqëron gjithë kohës me xixëllonjat që nxjerr sa herë prek një siperfaqe të hekurt. Dëshira per te punuar me hekurin ishte aq e madhe, sa nje dite lashë çdo gjë, mora këtë hapësirë dhe e ktheva në punishten time. Punët e para janë bërë me miq dhe të njohur, ishte e vështire por sot unë prodhoj mobilje dhe orendi të ndyshme, të personalizuara dhe të punuara me dorë për klientë të ndryshëm. Druri është bërë gjithashtu pjesë e orendive që prodhoj dhe synoj që në të ardhmen, punishtja ime e vogel të kthehet në një fabrikë të prodhimit të objekteve të dizajnit shqiptar.