Unë jam Mediu dhe jam 61 vjeç. Prindërit fillimisht ma kishin vënë emrin Adriatik por më pas ma ndryshuan prej dëshirës së gjyshit, kështuqë emrin e kam pra prej tij. Në fillim erdha në Tiranë me 4 motorra dhe gjithmonë kam pëlqyer këtë stil në veshje, kështu dilja edhe në ato vite. Pasioni më i veçantë që kam është për mjetet historike. Jam përherë mes tyre, duke i kërkuar nëpër Shqipëri, duke i riparuar e duke i ruajtur. Diku, Mjeshtri, Korçari, I Papari, me këto emra me kanë quajtur përhera. Të gjithë punët i kam bërë përherë me kujdes të veçantë për detajet. Kam bërë edhe skenografi në shumë vende dhe evente nëpër Tiranë. Them dhe dua ta theksoj që Zoti më ka ndihmuar shumë për dashurinë por edhe për punën, që është dashuri më vete për mua.