NE JEMI TIRANA

Meleqe & Naim Vathi


Listen Later

Une jam Naimi dhe zonja është ime shoqe Meleqe, të dy jemi 79 vjeç dhe kemi vetëm 3 muaj diferencë nga njëri-tjetri. Dalim çdo mëngjes shëtitje së bashku kështu si tani. Jemi bashkë që prej vitit 1960. Kemi 7 fëmijë të cilët janë e vetmja gjë që na mungon shumë sepse jetojnë të gjithë jashtë. Unë jam nga Tirana me origjinë kurse Meleqe është nga Peqini. Jeta më dënoi herët sepse ngela jetim nga babai kur isha 5 vjeç. Ditën që u fejuam e mora time shoqe dhe i bëra një xhiro me barkë nga liqeni. Ishim shumë të lumtur, na dukej sikur ishim ne Venezia. Ëndrra jonë në rini ka qënë që fëmijët të mund të vazhdonin një shkollë të lartë dhe vajza jonë po na e plotëson atë dëshirë në Itali. Është në vitin e dytë të universitetit megjithëse është nënë dhe ka dy fëmijë.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana