Unë jam Nikolas dhe jam 21 Vjeç. Studioj për regji filmi në Universitetin e Arteve dhe njëkohësisht punoj part time, kryesisht për të mbështetur shpenzimet për mjetet dhe veglat e artit. Nuk e kam problem punën përkundrazi jam krenar dhe më pëlqen dhe bëj çfarëdolloj pune, por arti është pasioni im, sepse vetëm arti për mua të bën të lirë. Unë lexoj, i bie kitares, realizoj punë grafike, bëj video dhe miksoj dhe kompozoj si deejay. Pasionin për artin ma ka kaluar motra ime e madhe që ka studiuar për pikturë. Në fakt shoqëria ime e mëparshme, gjatë adoleshencës, me dekurajonte duke më thënë se nuk kisha talent apo veshë për muzikë derisa ngadalë kuptova se njerëzit që na rrethojnë mund të jenë pasqyra të shpirtit tonë por ndonjëherë mund të jenë pasqyra të thyera dhe na deformojnë dhe krijojnë pasiguri. Sot unë jam i lumtur që i jam drejtuar artit në rrugën time dhe ëndrra ime është të vazhdoj kështu.