Une jam Nirvana, jam 25 vjeç dhe aktualisht punoj si video editor dhe social media manager. Kam studiuar dhe jam diplomuar për radio-televizion dhe kinematografi në Stamboll dhe në të ardhmen planifikoj të bej edhe nje master jashtë Shqipërisë ne këtë fushë. Kur isha e vogël hobi im ishte belly-dancing, tani kam hobi fotografinë dhe sidomos të këndoj. Kam marrë pjesë edhe tek The Voice por fatkeqësisht asnjë nuk e shtypi butonin, gjithsesi unë jam e bindur se këndoj shumë mirë. Ndoshta nuk kisha zgjedhur këngën e përshtatshme. Më ftuan sërish vitin tjetër, por nuk pranova më. Aktualisht kam dy projekte të miat, dy minidokumentarë ku njëri prej tyre është për Vjosën. Ajo që kam vënë re është se rreth temës së lumit Vjosa të gjithë banorët janë të sensibilizuar dhe të angazhuar, përkundër asaj çfarë mund të duket nga jashtë.