Predikimet e Kishës Ungjillore Vlorë

Predikimet e Kishës Ungjillore Vlorë

By Kisha Ungjillore VlorëReligion & SpiritualityChristianity
Download on the App Store

Predikimet e Kishës Ungjillore Vlorë episodes

  • Kujtoni para kujt po qëndroni- Nga Ermal Bimaj

    Nje nga gjerat me te rendesishme qe Krishti u mesoi dishepujve ishte se si te luten. Lutja eshte jetike ne marrdhenien e nje te krishteri me Perendine. Prandaj ka rendesi te madhe per cfare lutemi dhe se si lutemi.

    Dikush ka thene "Nese do te sjellesh ndryshim rrenjesor ne toke, ke nevoj per ndihm nga qielli". Prandaj le te zublojme se bashku pasurine e jashtzakonshme, te lutjes qe Krishti u meson dishepujve te tij. Nga Ermal Bimaj

    35 min
  • Zgjedhjet në Shtegëtimin e Njeriut- Juljan Muhameti

    Predikimi në Mal në Ungjillin e Mateut dhe mënyra si Jezusi shikon Rrugëtimin e njeriut dhe Zgjedhjet që ne bëjmë!

    Shumë shpesh ne të krishterët jetojmë në tokën gri, një tokë pa absolutitete morale, një tokë që e ka zbehur aq shumë përparimin e besimit tonë, saqë ne kemi pranuar letargjinë dhe mosbindjen si tarifën tonë të përditshme, dhe pothuajse besojmë në racionalizimet tona. Në përfundim të Predikimit të Jezusit në Mal, Manifestit të Jezusit, gjejmë një thirrje zgjimi, një thirrje për të dëgjuar dhe bindur, një thirrje për të ndjekur.

    31 min
  • Të kujtojmë Dritën që kemi marrë ( 2 Pjetrit 1:12-21)

    Unë nuk po ju tregoj përralla sepse i kam parë të gjitha gjërat me sytë e mi!

    Nëse mendojmë që Perëndia është duke na folur nëpërmjet ndjenjave, emocioneve apo një diturie të pa shpjegueshme duhet që të bëjmë një kontroll të fakteve nëpërmjet fjalës së Perëndisë. Sepse;

    - Ndjenjat na gënjejnë

    - Emocionet na gënjejnë

    - Eksperiencat na gënjejnë

    Por Fjala e Perëndisë është e njëjtë dhe e vërtet sepse vjen prej Tij!

    21 min
  • Frytet e besimit të Krishter (2 Pjetrit 1:5-11)

    Arsyeja përse duhet të këmngulin në Shenjtërim sepse është Shenja dhe Fryti i besimit që është në ne. Me fjalë të tjera Apostulli Pjetër është duke na thënë, Nëse nuk kemi këto shënja dhe këto fryte atëhere ajo që shpallim me gojën tonë si besim nuk është i vërtet. Një jet pa shenjtëri vendos në pikëpytje besimin sepse besimi pa vepra është i vdekur.

    20 min
  • Shënjat dalluese të besimtarit të Krishterë

    Letra e Parë të Pjetërit: Përqëndrohet më shumë në rreziqen qe i kanosen kishës dhe të krishterit nga jashë saj dhe më saktë prej persekutimit për shkak të besimit dhe të mënyrës së jetesës së të krishterëve, nga ushtri, perandori, pushtete të jashtme! Inkurajimi Kryesor: Nënshtrojuni Perëndisë dhe vendoseni veten tuaj nën sundimin e Tij! Kini besim tek Krishti dhe fuqia e tij!

    Në Letrën e Dytë të Pjetrit: Pjetri përqëndrohet më shumë në rreziqet që kisha ka nga brenda saj. Më shumë nëpërmjet mësimit të rremë. Inkurajimi Kryesor: Rritu në njohjen e së vërtetës, që të mund të njihni të gabuarën duhet të njihni më mirë të vërtetën! Kjo do të jetë mbrojtja juaj, të njihni të vërtetën!

    IDEJA KRYESORE E 2 PJETRIT:

    Ata që e njohin Krishtin do të duken nga frytet e Shenjtërisë, Dallimit dhe Shpresës!

    Ideja e njohjes që në një farë mënyre është edhe fjala kyçe në këtë letër nuk ka të bëjë me njohurinë sepse ke informacion, por ka të bëjë me informacionin që transformon, jo thjeshte e di por ti je duke u kalitur nga ajo që di. Të njohësh Krishtin duhet të ecesh me Krishtin dhe duhet të rritesh në Krishtin. Nuk ka të bëj me përsosmëri por ka të bëjë me të paturit gjithmonë Krishtin si etalon! Të bëhesh si Krishti!

    Shenjtërimi- Besimi pa vepra është i vdekur

    Dallimi- më shumë di dhe kalitesh nga e vërteta aq më e lehtë është të gjej mashtrimin

    Shpresë- Duke pasur dallimin duke i shtuar shpresën do të bëj jetën tënde të plotësuar në pritjen e Krishtit!

    Gjatë gjithë kohës në këtë letër Pjetëri është duke përsëritur gjatë gjithë kohës që ai do të na kujtojë ne që jemi në këtë rrugëtim të mund të vendosim gjërat e rëndësishme përpara cdo gjëje. Ai fillon me kujtesën e thelbit të ungjillit të Jezusit dhe ky do të jetë ajo që ne do të fillojmë të shikojmë sot në dy vargjet e para!

    26 min
  • Ku e kemi bazuar sigurinë tonë?

    Në kohën që po jetojmë, problemi më i madh që po na streson më së shumti, është pikërisht çështja e SIGURISË. Ndiejmë mungesë të sigurisë për shëndetin tonë, mungesë të sigurisë për punën tonë, mungesë të sigurisë për shkollën e fëmijëve tanë, mungesë të sigurisë për ecurinë ekonomike të vendit, e kështu me rradhë. Madje këto pasiguri janë në një shkallë globale, jo thjesht kombëtare.

    21 min

About Predikimet e Kishës Ungjillore Vlorë

From the publisher's feed

Të njohim Krishtin dhe të bëjmë të mundur që të tjerët ta njohin atë!