Une jam Redoni, shkurt më thërrsin Redi. Në këtë foto, si përherë jam më të fejuarën time Rezi. Jemi të dy pak a shumë 30 vjeç, jemi bashkë të lumtur prej 4 vitesh dhe jemi edhe artistikisht të pandarë, madje edhe profilin instagram e kemi të përbashkët. Une kam mbaruar Universitetin e Arteve për pikturë por fotografia është mediumi im i preferuar. Aparatin e parë fotografik e kam ndertuar vetë me një kuti shkrepsesh dhe një bobinë filmi. Që atëherë nuk i jemi ndarë më fotografimit me pinhole, kështu quhen ato aparate. Ëndrra jonë është të kompletojmë raportin tonë me një shtëpi të vogël ku gjithshka të jetë e ndërtuar nga ne, edhe mobilimi, pse jo edhe muret, mbase mund të jetë edhe një roulete. Sepse ajo që ju shikoni në profilin tonë, nga modeli i flokëve, i veshjes apo i fotografive, në të vërtetë është stili ynë, modeli ynë i të jetuarit.