Unë jam Rexhepi, jam 48 vjeç dhe jam lindur, rritur dhe jetoj akoma në një shtepi qerpiçi tiranase. Kam një vajzë 19 vjeçe që quhet Marilena dhe kemi jetuar për 13 vjet në Greqi. Aty kam kuptuar mirë vlerat tona dhe rëndësinë e patriotizmit. Unë e them shpesh, askush përveç meje nuk mund të ma bëjë historinë e shtëpisë time dhe kjo vlen edhe për atdheun tonë. Si hobi kam leximin, sidomos librat historikë dhe me pelqen mali për natyrën e tij të egër.