Unë jam Rrahmani dhe jam 66 vjeç. Jam me origjinë nga Kukësi por transferuar në Tiranë në vitin 1998 dhe prej 10 vitesh jetoj edhe në Francë, aty kam djalin e vogël që këtë vit diplomohet për mjekësi. Jam me profesion ekonomist, kam patur edhe biznes timin në Kukës dhe më pas në Tiranë. Ëndrra ime kur isha i ri ishte te diplomohesha dhe ja arrita qëllimit, jo vetëm u diplomova por kam qënë edhe në punë të mira, me përgjegjësi. Një ëndërr tjetër atë kohë ishte të jetonim në Tiranë, ka qënë qytet i bukur Tirana, një qytet plot gjallëri dhe është akoma ashtu. Por tani që e krahasoj edhe me qytete të tjera jashtë gjej edhe gjëra që nuk janë në vend të vetë por kam besim se shoqëria vetë do t’i sistemojë. Hobi im me i madh tashmë është të luaj me nipin tim 7 vjeçar dhe mbesën 10 muajshe. Ata janë fëmijët e djalit tim te madh dhe jetojnë këtu, në Tiranë.