Unë Dua Të Dëgjohem

Rrëfimi i ndarjes nga kolona


Listen Later

H.A. nuk e ka të lehtë të dalë në publik, nuk e ka të lehtë sa herë që ndeshet me shikimet e njerëzve. Sidomos, nuk e ka të lehtë kur sheh njerëz të uniformuar. Atë ende e mundon krimi i kryer mbi të — një përdhunim që ka zgjatur me orë të tëra nga ushtarë e paramilitarë serbë. Pesë prej tyre i mban mend...

Dëshmitarja që vjen nga një fshat i Kosovës tregon mënyrën se si gratë u ndanë nga civilët e tjerë që po dëboheshin nga shtëpitë, dhe u mbajtën gjatë gjithë natës, duke u përdhunuar disa herë.

Nëna e tre fëmijëve brenda një interviste ka përsëritur tre herë të gjitha detajet e natës më të vështirë të jetës së saj. Nata pas së cilës ajo thotë se ende nuk e kupton se pse po vazhdon të jetojë.

Përveç dhunimit seksual, dëshmitarja është dhunuar edhe fizikisht. Shumicën e kohës ka qenë e alivanosur. E sa herë ishte këndellur nuk i kishte ndihmuar askush. Përkundrazi, sa herë kishte bërë përpjekje të këndellet, kishte përjetuar britma dhe goditje të njëpasnjëshme nga ushtarët.

Nuk ka qenë e vetme. Dëshmitarja thotë se e gjithë shtëpia ku është kryer krimi ka qenë e mbushur me gra, me të cilat pastaj është liruar në grup. Tregimin e asaj nate kishte arritur ta mbante të fshehtë për një kohë... Burrit, që gjatë luftës kishte qenë nën uniformën e UÇK-së, iu deshën dy javë që të hiqte dorë nga divorci...

Aktore: Rebeka Qena

Kompozitor: Memli Kelmendi

Dramaturg: Visar Krusha

Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

"Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

Unë Dua Të DëgjohemBy Kosovo 2.0 & Integra