Unë jam Rustemi, jam 63 vjeç dhe meqë jam me origjinë nga Shkodra, më thërrasin edhe Naçe. Nga anët tona kjo është një lloj përkëdheljeje. Kthehem shpesh në Shkodër ku kam ende shtëpinë e babës, një shtëpi e vogel, tip elbasanase, siç i themi ne andej. Më pëlqen ta nis ditën me nje kafe dhe ndonjëhere edhe një teke raki. Kur kam qënë i ri ëndërroja të bëhesha futbollist, kam qënë shumë i mirë, madje kam luajtuar edhe deri me të rinjtë e Vllaznisë. Por ishim shumë fëmije në familje dhe nga pamundësia ekonomike, babës ju desh të më fuste në punë, kam punuar që 14 vjeç dhe akoma vazhdoj të punoj. Por futbolli vazhdon të jetë një passion për mua.