Unë jam Sava Uruçi, 21 vjeçe nga qyteti i Belshit. Prej tre vjetësh studioj në Tiranë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Ëndrra ime më e madhe gjithmonë ka qenë të isha një inxhiniere ndërtimi dhe po ia dal. Sapo kam mbyllur studimet bachelor dhe e ardhmja është afër. Veten e shoh të lidhur ngushtë me profesionin tim. Tirana është vendi i shumë mundësive, sakaq mund të them që veten e shoh gjatë këtu. Ajo çfarë më bën të lumtur në këtë qytet është energjia, ditët plot diell dhe sigurisht miqtë e mi të afërt. Mes shume angazhimeve sapo gjej kohë të lirë, lexoj, dëgjoj muzikë dhe realizoj punime handmade. Askush nuk i ben më mirë se unë.