Unë jam Seri dhe jam 27 vjeçe. Në fakt kështu më thërrasin sepse emri im është Senko dhe është një përshtatje nga Mujeser, që në greqishten e vjetër do të thotë sorkadhe. Emri përshkruan natyrën time, që do vetëm të vrapojë lirisht. Ndërkohë në profesion jam stomatologe dhe e dashuroj punën time, aq sa tani mendoj që do doja të kisha nisur të punoja në këtë fushë shumë më herët. Çfarë më bën të lumtur është dashuria dhe besimi që shprehin fëmijët, pacientët e mi të vegjël kur vijnë në klinikë. Shumë prej tyre më mbushin me lule dhe çokollata. Pjesën tjetër të kohës dhe çdo ditë pushimi dua ta kaloj duke qenë në lëvizje dhe pas aventurave. Më pëlqejnë sportet ekstreme me shpërthim adrenaline. Diçka tjetër që më intrigon shumë, është psikologjia dhe piktura, që së bashku shpalosin atë çfarë shkon pas psikes njerëzore. Çfarë dua është që të bëhem gjithnjë e më e mirë në fushën time, të mësoj pafund dhe të shtoj motivet për të qeshur në çdo moment.