UPpodcast

Sfidat e Universitetit të Prishtinës në transformimin digjital


Listen Later

Të dashur dëgjues,

Në serinë e tretë të episodeve të UPpodcast do të diskutohet për rritjen e ndërgjegjësimit në arsimin e lartë për çrregullimin informativ në epokën digjitale. Në këtë kontekts, sot do të trajtohen sfidat që i ka Universiteti i Prishtinës, në fushën e komunikimit dhe transformimit digjital.

Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe mbështet financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një projekti që ka për qëllim trajtimin e formave të çrregullta të informacionit në mjedisin digjital.

Mysafir i UPpodcast në episodin e parë të kësaj serie është rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu, i cili së bashku me profesorin Alban Zeneli do të diskutojë për sfidat e Universitetit të Prishtinës përballë digjitalizimit, komunikimit digjital dhe çrregullimit informativ.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

UPpodcastBy Universiteti i Prishtinës