Unë jam Sako, të gjithë më therrasin kështu edhe pse emrin e kam Shyqyri. Jam 84 vjeç dhe jam artist, kam punuar në Kinostudio një jetë, filmin e parë me Viktor Gjikën dhe kam dalë në pension kur Kinostudio u mbyll. Kam studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe asokohe isha i fejuar, i shkruanim letra çdo ditë njëri-tjetrit, akoma i kam 10 kg letra dashurie në shtëpi. Me time shoqe jemi njohur kur unë isha 18 vjeç dhe ajo 16. Ishte dashuri me shikim të parë. E shikoja kur kalonte në rrugë para Liceut ku unë studioja dhe mendoja; edhe Da Vinci do e kishtë adhuruar një bukuri të tillë, kështu mora guximin dhe një ditë e ndalova i kërkova dorën. I ati ishte ushtarak por më pranoi kur i thashë do të bëhëm piktor. Kam ngelur jetim që i vogël. Shtepinë në Kolonjë ma dogjën nazistët, ishte shtëpia më e bukur e Selenicës. U rrita me motrën e vëllain tek murgeshat në Korçë por për provimin e pikturës më përgatiti Vangjush Mio. Kam qënë edhe një futbollist i mirë, tani e kam hobin kryesor, çdo ditë kaloj kohën duke parë futboll ose natyrisht duke pikturuar dhe duke përgatitur ekspozitën time të ardhshme, vitin tjetër, 85 vjeç - 85 piktura qe më së shumti do i lë ne trashëgimi për përjetoren e Korçes dhe këtë të Tiranës.