NE JEMI TIRANA

Stini Cace


Listen Later

Unë jam Stini, jam 21 vjeç. Kam lindur në Tiranë por me origjinë nga familja jemi nga Kolonja. Aktualisht studioj për koreografi në Universitetin e Arteve. E kam patur pasion kërcimin që i vogël. Unë kam studiuar agrobiznes një vit, madje isha shumë mirë edhe në studime, por realisht kuptova se nuk ishte ajo që doja dhe mu desh pak guxim por ndërrova degë. E di që me artin nuk do fitoj dot sa do të fitoja me ekonomikun por jam i lumtur që zgjodha këtë rrugë në jetën time, ose më mirë të themi e vazhdova deri në fund. Njëkohësisht me shkollën përherë kam punuar, kam bërë shumë punë të ndryshme, animator, valltar, kamarier, videomaker, manxher për rrjete sociale, kryesisht punë që kanë kontakt dhe marrëdhenie me njerëzit, punë me karakter social. Ëndrra ime tashmë është të përfundoj studimet dhe të bëhem një koreograf i mirë dhe pse jo edhe një pedagog i ardhshëm në universitetin ku studioj. Dua ta përmirësoj fakultetin ku studioj, shoh gjëra që nuk shkojnë dhe dua të kontriboj në ndryshimin e tij në të ardhmen.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana