Unë jam Voana, jam 38 vjeç. Miqtë më thërrasin edhe Huanty, jam nga Spanja dhe më pëlqen të jetoj “on the road”, të udhëtoj dhe shijoj jetën duke mos planifikuar shumë dhe menduar për të ardhmen por duke jetuar të tashmen. Kjo ka qënë ëndrra ime që e vogël. Më pëlqen shumë Tirana dhe pothuaj më pëlqen çdo gjë në Shqipëri. Kishim planifikuar prej kohësh me të dashurën time të vinin në Shqipëri dhe jemi te dyja të lumtura që e realizuam këtë dëshirë. Kështu, tani jemi këtu.