NE JEMI TIRANA

Xhoan Guga


Listen Later

Unë jam Xhoani dhe jam 45 vjec. Kompiuteri ka qënë përherë ndër gjërat që më kanë tërhequr më shumë. Kështu, rreth viteve ’94-‘96 kam studiuar për informatike edhe pse nuk e mbylla vitin e fundit sepse njohuritë e mia në atë fushë ishin më të avancuara sesa programi i universitetit. Gjithsesi, programet që më tërhiqnin më shumë, që në atë kohë ishin ato të dizajnit, madje me to bëja të gjithë posterat për festat që organizonim si studentë. Prej gati 20 vitesh, punoj në një studio grafike ku kam njohur shume artistë, kryesisht piktorë. Nga mungesa e botimeve mbi punët e tyre, lindi ideja për librin mbi artistët e vjetër shqiptarë, me përzgjedhje ndër punë të lëna në harresë. Kam filluar të punoj mbi një liber për artistët bashkëkohorë shqiptarë. Gjithashtu, në studion time të vogël, një nga shtëpitë e vjetra tiranase, kam filluar të punoj edhe me serigrafi. Kam dëshirë që kjo punë të kthehet në një ekspozitë në të ardhmen.
...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

NE JEMI TIRANABy Ne Jemi Tirana