Une quhem Xhoina Salaj, jam 23 vjec. Ne Tirane ndodhem per te kryer studimet, aktualisht ne Master Shkencor per "Teori dhe kritike letrare".
Qe ne femijeri kam qene e lidhur fort me librat, shume e apasionuar pas letersise, aq sa vendosa qe dhe te ardhmen time ta shoh aty te kritika dhe redaktoria.
Ne Tirane me pelqen jeta, komuniteti dhe mundesite qe te jep ne drejtime te ndryshme. Prej disa vitesh ketu ne Tirane, kam punuar ne disa nga librarite me te medha te vendit, gje qe me ka ndihmuar jashtezakonisht ne rrugetimin tim "prej letrash e shkronjash".
Zakonisht kohen e lire e kaloj me shoqerine time, here neper klubet e nates dhe here neper parqet e Farkes duke lexuar ne prezencen e njeri-tjetrit. Balance.