Sign up to save your podcasts
Or

Prej shkurtit të vitit të ardhshëm Shqipëria do të ketë një hartë të re të gjykatave. Ky vendim i Qeverisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) do të mbyllë 18 gjykata në vend, duke e centralizuar apelin vetëm në Tiranë.
Dhomat e Avokatisë e kanë kundërshtuar nismën, duke organizuar një bojkot tre javor të seancave gjyqësore, që kulmoi me një protestë përpara KLGJ pak javë më parë. Megjithatë qeveria nuk u tërhoq nga ky vendim, duke argumentuar se shpërndarja e re do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë.
Në këtë podcast, avokati Adriatik Lapaj argumenton si mbyllja e gjykatave do të vështirësojë aksesin në drejtësi dhe do të rrisë kostot për qytetarët që jetojnë në periferi të vendit.
Elona Shaqiraj, avokate në qytetin e Vlorës jep këndvështrimin e saj mbi ushtrimin e profesionit në këtë qytet ku do të mbyllen gjykata e Apelit dhe ajo Administrative.
Erida Skendaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon si grupet e interesit u përjashtuan nga etapat e konsultimeve, ndërsa vendimi u mor në mungesë transparence.
***
Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu.
By Citizens ChannelPrej shkurtit të vitit të ardhshëm Shqipëria do të ketë një hartë të re të gjykatave. Ky vendim i Qeverisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) do të mbyllë 18 gjykata në vend, duke e centralizuar apelin vetëm në Tiranë.