Sign up to save your podcasts
Or

“Zëra nga diversiteti” është poskasti i radhës nga Citizens Channel, i cili do të na sjellë nga afër rrëfime të anëtarëve të komunitetit LGBTI+. Përditshmëria e tyre është e mbushur shpesh me episode dhune, homofobie apo transfobie nga shoqëria. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata të flasin hapur për të drejtat e këtij komuniteti.
Davidi na tregon se prej një viti që ka dalë hapur si djalë transgjinor në Shqipëri, ka rilindur. “Kur thirrja për liri është aq e fortë, ti nuk mendon më asgjë tjetër”, - shprehet ai, duke iu referuar reagimeve agresive që mori mbrapsht.
Amari, nga ana tjetër, sfidon çdo konstrukt social. Ai vesh fustane, funde, përdor makijazh dhe e shikon botën ideale pa role gjinore. Një shoqëri e drejtë për të, është një shoqëri e lirë.
Dhe së fundmi, psikologia klinike Lediona Braho na flet për seksualitetin në terma shkencore, homofobinë dhe barrierat psikologjike të ndërtuara, të cilat pamundësojnë bashkekzistencën mes anëtarëve të shoqërisë.
By Citizens Channel“Zëra nga diversiteti” është poskasti i radhës nga Citizens Channel, i cili do të na sjellë nga afër rrëfime të anëtarëve të komunitetit LGBTI+. Përditshmëria e tyre është e mbushur shpesh me episode dhune, homofobie apo transfobie nga shoqëria. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata të flasin hapur për të drejtat e këtij komuniteti.