Sign up to save your podcasts
Or

“Zëra nga ish-rafineria e Ballshit” vjen fill pas demontimit të rafinerisë dhe sjell rrëfime e përjetimet e naftëtarëve. Për dekada, ata ndërtuan jetën e tyre në Ballsh falë punës në rafineri për të dëshmuar në fund shkatërrimin përfundimtar të saj për shkak të keqmenaxhimit.
Remziu, Moza, Merjemja dhe Hyseni janë katër ish-naftëtarët që janë bërë pjesë e podkastit duke sjellë për dëgjuesit tanë kujtime dhe përjetime nga vënia në punë e rafinerisë; privatizimi i parë i saj; problemet me pagat e prapambetura si pasojë e keq menaxhimit dhe privatizimit nga kompani të ndryshme; fitimi i me gjyq i 13 pagave të prapambetura dhe mos marrja e tyre; kalvari i vazhdueshëm i protestave në Ballsh dhe në Tiranë, të kulmuara me grevën e urisë 17- ditore nga burrat naftëtarë, pasuar nga greva 26 ditore e grave naftëtare; ndjekur më pas nga mos transparenca për procesin e demontimit të uzinës.
Eksperti i ekonomisë Zef Preci, sqaron se si duhet ti qasej shteti shqiptar naftëtarëve dhe nevojën për ndërtimin e një plani strategjik për vijimësinë e aspektit ekonomik në këtë zonë.
Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Erisa Kryeziu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu.
By Citizens Channel“Zëra nga ish-rafineria e Ballshit” vjen fill pas demontimit të rafinerisë dhe sjell rrëfime e përjetimet e naftëtarëve. Për dekada, ata ndërtuan jetën e tyre në Ballsh falë punës në rafineri për të dëshmuar në fund shkatërrimin përfundimtar të saj për shkak të keqmenaxhimit.