Sign up to save your podcasts
Or

“Zëra nga trashëgimia” i dedikohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe zërave që po përpiqen të dokumentojnë, rijetëzojnë dhe ruajnë historinë e kryeqytetit.
Në një bisedë me fotografin Aurel Duka, i përgjigjemi pyetjes: Sa pallate po ndërtohen në Tiranë?
Më tej kemi biseduar me Xhimi Begejan dhe djalin e tij Mateo, pasardhës të një prej familjeve më të rëndësishme të qytetit, që po përpiqen të kthejnë zonën e Selvisë në një model zhvillimi të qëndrueshëm.
Në mbyllje, kolegia e Citizens Channel Entenela Ndrevataj, rrëfen përjetimet e saj gjatë vëzhgimit Citizens Urban Stories, ku trokiti derë më derë në mbi 60 vila të vjetra të qytetit, për të dëgjuar historitë e pronarëve dhe dokumentuar gjendjen e harresën e banesave me status monument kulture.
“Zëra nga trashëgimia” u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu.
By Citizens Channel“Zëra nga trashëgimia” i dedikohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe zërave që po përpiqen të dokumentojnë, rijetëzojnë dhe ruajnë historinë e kryeqytetit.