Zëra

“Zëra nga trashëgimia”


Listen Later

“Zëra nga trashëgimia” i dedikohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe zërave që po përpiqen të dokumentojnë, rijetëzojnë dhe ruajnë historinë e kryeqytetit. 

Në një bisedë me fotografin Aurel Duka, i përgjigjemi pyetjes: Sa pallate po ndërtohen në Tiranë? 
 
 Arkitektja Doriana Musai analizon se si vrulli i ndërtimeve po zhduk vilat e vjetra të kryeqytetit, duke shpjeguar hap pas hapi vendimmarrjen mënyrën si një vilë kthehet në kullë shumëkatëshe. 

Më tej kemi biseduar me Xhimi Begejan dhe djalin e tij Mateo, pasardhës të një prej familjeve më të rëndësishme të qytetit, që po përpiqen të kthejnë zonën e Selvisë në një model zhvillimi të qëndrueshëm. 

Në mbyllje, kolegia e Citizens Channel Entenela Ndrevataj, rrëfen përjetimet e saj gjatë vëzhgimit Citizens Urban Stories, ku trokit derë më derë në mbi 60 vila të vjetra të qytetit, për të dëgjuar historitë e pronarëve dhe dokumentuar gjendjen e harresën e banesave me status monument kulture. 

“Zëra nga trashëgimia” u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 
 Lexo më shumë në: https://bit.ly/3yo8Lbh 

...more
View all episodesView all episodes
Download on the App Store

ZëraBy Citizens Channel